Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi tha se dje ka pasur një takim me prefektin e Shkodrës, i cili e ka “kërcënuar” se nëse nuk do të hapte KZAZ-në nr.2, do të kishin përplasje.

Madje, kryebashkiakja është shprehur se nuk kishte pirë ujë në zyrën e prefektit, duke lënë të kuptohet se i trembej ndonjë helmimi të mundshëm.

“Unë sot(dje) kam pasur frikë të pi ujë në zyrën e Prefektit. Se kemi të bëjmë me huliganë.

Më ka thirrur sot në zyrë se dhe më ka thënë hapeni atë se sot keni sherre.

Nuk e kuptoj bëni një urdhër dhe shkoni e hapeni në mënyrën e duhur”, zbuloi Ademi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re