Pas votimit në Shkodër, Voltana Ademi iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i shfryëzojnë orët e mbetura dhe t’iu drejtohen qendrave të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre.

 

Ajo ka treguar se më herët  kishte paralajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me situatën që i priste në zonat e Dukagjinit, ku për shkak të motit nuk po zhvillohet procesi i votimit.

 

“Duhet ta ushtrojmë të drejtën e votës. Anulimi i procesit në Shosh e Pult? Kam bërë 6 kërkesa tek KQZ nuk u mor parasysh, ajo që vlerësuam ndodhi. Është mësim i mirë për të gjitha herët e tjera. Kam 6 javë që e them dhe e vlerësoj situatën në kushte të jashtëzakonshme. Pishman? Jam e kënaqur që të gjithë qytetarët e Shkodrës kanë mundësi që të ushtrojnë votën e tyre. Pishman jam që kjo nuk ka ndodhur më parë”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re