Ish- kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u ka kërkuar sot ambasadorëve të Perëndimit të ngrejnë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën.

Ademi këkron që Shkodra të drejtohet nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914.

Në letrën e saj Ademi thekson:

“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën.

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese.

Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar.”()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re