Reagimi nga Bashkia Shkodër:
Presidenti i Republikës, ka dekretuar me 6 mars 2022 zgjedhje të pjesshme vendore në 6 bashki, mes të cilave edhe në Bashkinë e Shkodrës.
Afati 45 ditor i zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, përcakton procedurat ligjore të shkurtuara që ndiqen në raste të zgjedhjeve në këtë afat.

Sipas përcaktimeve të Nenit 33 të Kodit Zgjedhor, në paragrafin “Detyrat e KZAZ-së”, pika ç) përcaktohet se “KZAZ-ja afishon në një vend të dukshëm listat përfundimtare të zgjedhësve, dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe të dhëna të tjera, që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve në zone”.

Sqarojmë se është detyrë e KZAZ-ve afishimi i listave përfundimtare të zgjedhësve dhe jo e njësive të qeverisjes vendore.
Listat përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 mars 2022, janë gjeneruar me date 25 janar 2022 ndërsa konstituimi i KZAZ-ve në Bashkinë e Shkodrës është kryer sot, ditën e premte, me date 28 janar 2022.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re