Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë lajmin e mirë se Shkodra ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ademi shkruan se Agim Agushi, kosovari i mirënjohur për rekordet e tij, ka vendosur një të ri.

Ai ia ka dalë të veshë dhe të zhveshë bluzën e tij 165 herë, duke mbajtur topin me kokë pa ndërprerje. Rekordi i mëparshëm botëror, ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje- zhveshje të fanellës duke mbajtur topin me kokë.

“Shkodra shënon emrin e në librin e rekordeve “Guinness”. Në sallën e Këshillit Bashkiak, Agim Agushi, kosovari i mirënjohur për rekordet e tij, ka vendosur një të ri.

Ai ia ka dalë të veshë dhe të zhveshë bluzën e tij 165 herë, duke mbajtur topin me kokë pa ndërprerje. Rekordi i mëparshëm botëror, ishte vendosur po nga ai në Kosovë me 156 veshje- zhveshje të fanellës duke mbajtur tipin me kokë.

Edhe 5 viteve Agim Agushi provoi të thyejë rekord, ndërsa rekordin e ri e vendosi sot, në kuadër të aktiviteteve në kuadër të Festës së Luleve, si i ftuar special i Bashkisë Shkodër” shkruan Ademi në postimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re