Skip to content

Voltana bllokon stadiumin “Loro Boriçi”, nis në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” vaksinimi me Pfizer! Rama merr pjesë gjatë procesit të “imunizimit” të mjekëve

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në nisjen e procesit të vaksinimit në Qarkun e Shkodrës.

Vendi i përzgjedhur është pallati i sportit “Qazim Dervishi” ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar stadiumin “Loro Borici”.

Kryebashkiakja Voltana Ademi e kundërshtoi pistën e stadiumit me justifikimin se dëmton vazhdueshmërinë e ekipit të futbollit Vllaznia. Të paret që po vaksinohen janë bluzat e bardha të spitalit rajonal të Shkodrës.