Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e BE, kështu shprehet presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, në prag të samitit të BE. Ajo theksoi se Shqipëria është linjëzuar me BE, në qëndrimin për Ukrainën dhe jo vetëm.

 

Presidentja e KE theksoi se BE synon zgjerimin, ndërsa ekonomia e Shqipërisë do të dyfishohet në bazë të planeve të unionit.

 

“Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së. Po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka mundësinë të dyfishojë ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Duhen reforma dhe reformat të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës”, tha ajo.

 

Samiti i BE në Tiranë fokusohet tek lufta në Ukrainë, si dhe zgjerimi i BE dhe rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt këtij unioni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re