Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen bëri thirrje për një hapje dhe reciprocitet më të madh në eksportin e vaksinave kundër COVID-19.

Për të përditshmen italiane La Republica, ajo foli për mosmarrëveshjet aktuale të Bashkimit Evropian me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, raporton Reuters.

“Ne jemi duke kërkuar një hapje më të madhe, sepse Evropa është midis rajoneve në botë që eksporton më shumë vaksina, por reciprociteti është i nevojshëm,” tha Von der Leyen.

Ajo konfirmoi se BE është në kontakt me MB për eksportin e vaksinave, por nuk pranoi të jepte detaje të bisedimeve me kryeministrin Boris Johnson.

Ajo njoftoi se çështjet e reciprocitetit dhe mekanizmat e nevojshëm do të diskutohen me vendet e tjera evropiane në takimin të enjten e ardhshme.

Presidentja e KE tha se ishte e sigurt që qëllimi evropian i vaksinimit të 70 përqind të popullsisë së rritur deri në fund të verës do të arrihej pavarësisht pezullimeve dhe vonesave të fundit me vaksinën AstraZeneca.

Von der Leyen shtoi se vaksina ruse Sputnik V është duke u shqyrtuar dhe se nuk ka ende të dhëna për kapacitetet prodhuese për atë vaksinë, i cili është materiali i nevojshëm për miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re