Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha pas samitit të Zagrebit se nuk ka dyshim se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Ajo u bëri thirrje qeverive të vazhdojnë me reformat e sundimit të ligjit dhe garantimin e lirisë së medias.
Von der Leyen shtoi se takimi i sotëm tregoi se BE-ja dhe BP-ja janë më të fortë nëse shtetet janë të bashkuara dhe se ekonomitë dhe shoqëritë do shërohen më shpejt nga koronavirusi në sajë të bashkëpunimit .
“Takimi i sotëm BE-Ballkan Perëndimor në Samtin e Zagrebit ka treguar që ne jemi gjithmonë jemi më të fortë të bashkuar. Ne do të ngrihemi më shpejt dhe po ashtu ekonomitë dhe shoqëritë tona do të shërohen më shpejt nga koronavirusi me solidaritet dhe bashkëpunim.
Nuk ka dyshim, që Ballkani Perëndimor i përket BE. Unë u bëj thirrje qeverive të tyre që të vazhdojnë të zbatojnë reformat, veçanërisht për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së mediave”, shkroi Von Der Leyen në Twitter.
