Skip to content

Von der Leyen jep lajmin: Vaksina falas për vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbajti sot një konferencë për shtyp ku njoftoi se BE do të japë vaksinat e Covid falas për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo bëhet e ditur nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Në konferencën e sotme për shtyp pas Këshillit Evropian, Presidentja @vonderleyen konfirmoi se #BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzve të cenueshëm”, theksohet në njoftim.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb