Presidentja e KE, Von der Leyen ka komentuar nga Prishtina situatën e tensionuar në Veri të Kosovës.

Ajo tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt miqësisë, bashkëpunimit e pajtimit.

Von der Leyen kujtoi se vetë vjen nga një vend i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, por dhe vetë BE nisi si bashkëpunim tregtar.

Si hap të parë, Presidentja e KE propozoi menjëherë ç’tensionimin e situatës.

‘’Së pari, çështja që po i shohim aktualisht në kufi, më lejoni të reflektoj së pari rreth kësaj. Ndërsa ne flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel, shpresoj që kanë mandate të qëndrueshëm për të negociuar, mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet.

Në përgjithësi jam e bindur që të ç’tensionohet situata, të vijohet me dialog.

Jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit. Dua që Ballkani Perëndimor të rreshtohet me ne. Kjo është ëndërr, ja vlen barra qiranë. Gjithçka ka nisur me ëndërr. Prandaj jam këtu. Dua t’ju dëgjoj, të mësoj më shumë, që javën e ardhshme të kemi një gur themel të qëndrueshëm që të vijojmë të punojmë. ‘’– tha Ursula von der Leyen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re