Skip to content

Von der Leyen: Rusia kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror

640 0 72373f1ad9bc290a8b4e42d891d41da3

Rusia është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj barbare në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur pas bisedimeve të së enjtes në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida, ajo përmendi gjithashtu paktin shqetësues të Moskës me Kinë”.
Në samitin në kryeqytetin japonez mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Ndërkohë, zoti Kishida tha: “Invazioni rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Evropës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet.”
Burimi: Ora News