Serbia duhet të vendosë në anën e kujt dëshiron të jetë, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

“Ne e duam Serbinë me ne, por për këtë na duhen prova të qarta se ky vend ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit dhe demokracia, si dhe se e refuzon pushtimin rus”, tha ajo në një intervistë për të përditshmet austriake Ëiener Zeitung dhe Kleine Zeitung.

Ajo nënvizoi se angazhimi në politikën e jashtme të kandidatëve është shumë i rëndësishëm.

“Sigurisht që ne presim që të gjithë të tërheqin të njëjtën anë të litarit,” tha presidentja e KE.

E pyetur se sa është i lidhur Ballkani Perëndimor me statusin e Ukrainës dhe çfarë mund t’u ofrohet atyre vendeve, ajo tha se pothuajse të gjitha vendet e rajonit janë në rrugën evropiane larg Ukrainës.

“Shpresoj se do të gjejmë një zgjidhje, se më në fund do të arrijmë të përmbushim premtimin tonë dhe të fillojmë negociatat e anëtarësimit”, tha Von der Leyen.

E pyetur se sa kohë do të duhet që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së, ajo vuri në dukje procesin e pranimit të lidhur me përparimin.

 “Është në duart e kandidatëve se sa shpejt janë në proces,” tha Von der Leyen, duke vënë në dukje se Sllovakisë dhe Turqisë iu dha statusi i kandidatit në vitin 1999, se Sllovakia kishte bërë gjithçka që ishte e mundur për të zbatuar reformat e nevojshme dhe u bë anëtare e BE- pesë vjet më vonë, ndërsa Turqia sot është “më larg anëtarësimit se sa ka qenë ndonjëherë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re