Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë kundër infrastrukturave civile janë krime lufte.

 

Reagimi i fortë i Von der Leyen erdhi pas raketave të shumta dhe droneve kamikaze të Rusisë të hedhura ndaj stacioneve elektrike, shkollave dhe urave në Ukrainë.

 

“Sulmet e synuara të Rusisë ndaj infrastrukturës civile po shënojnë një kapitull të ri në një luftë tashmë mizore. Rendi ndërkombëtar është i qartë. Këto janë krime lufte. Sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile me qëllim të qartë për të privuar burrat, gratë dhe fëmijët nga uji, energjia elektrike dhe Ngrohja me ardhjen e dimrit. Këto janë akte terrori të pastër. Dhe ne duhet t’i quajmë të tilla.”, tha gjatë fjalës së saj në në Parlamentin Evropian kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

 

Lufta ne Ukraine eshte kete te merkure ne diten e saj te 238, teksa numerohen mijera viktima civile ukrainas dhe ushtara nga te dyja palet, por edhe deme katastrofike ne ekonomine vendase.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re