Presidentja e sapoemëruar e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nuk ka asnjë sinjal se një vendim mbi procesin e zgjerimit (negociatat) do të merret në takimin e pritshëm të liderëve të BE në Bruksel.

“Unë jam thellësisht e trishtuar, për shkak se besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar me Unionin dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, tha Von der Leyen në prag të samitit të liderëve të BE-së.

Shumica e shteteve anëtare mbështetën fillimin e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën.

Ndërsa përfaqësuesit nga Holanda dhe Danimarka bënë komente për kushtet e paplotësuara për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, e Franca më tej bëri thirrje për një ndryshim në metodologjinë e procesit të pranimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re