Ne viziten ne Tirane, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do te deklaroje shumen financiare qe Bashkimi Evropian do te jape per vendin tone per te perballuar krizen e energjise.

 

Fillimisht ajo do te kete nje takim me kryeministrin Rama dhe me pas dy drejtuesit e larte do te mbajne nje konference per shtyp ku do te deklarohet edhe fondi qe pritet te perfitoje Shqiperia.

 

Ne agjenden e saj, presidentja e KE-se do te zhvilloje nje takim me presidentin Bajram Begaj dhe do te vizitoje kantierin e ndertimit te hekurudhes Tirane-Durres.

 

Bashkimi Evropian ka premtuar nje fond prej 500 milione eurosh per vendet e Ballkanit Perendimor per te perballuar rritjen e çmimeve te energjise si pasoje e konfliktit Rusi-Ukraine.

 

Nga ky fond, Kosoves iu premtuan 75 milione euro, Maqedonise se Veriut 80 dhe pritet te shihet se cila do te jete ndihma financiare per Shqiperine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re