Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pranoi dështimin në lidhje me shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit, gjatë një intervistë me të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Presidentja e Komisionit Evropian shpjegon se ata duhet t’i kishin thënë njerëzve që procesi i shpërndajres së vaksinave ka nevojë për kohën e vet, në mënyrë që njerëzit të ishin të përgatitur.

“Ne u përqendruam shumë në çështjen nëse do të kishte një vaksinë, si fillim. Ne duhet të kishim menduar më shumë paralelisht me sfidat e prodhimit në masë.” Tha Von Der Leyen.

Shumë vende të BE-së kanë qenë nën kritika për programet e tyre të vaksinimit më të dobët në krahasim me vendet si Izraeli dhe Britania e Madhe. Pengesa kryesore për hapjen e mëtejshme ka qenë mungesa e dozave për të cilat shumë fajësojnë programin e përbashkët të prokurimit të vaksinave të BE-së.

“Ne duhet t’u kishim thënë njerëzve se po përparon, por ngadalë, dhe se ky proces krejtësisht i ri do të ketë probleme dhe vonesa,” përfundoi presidentja e Komisionit Evropian.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re