Skip to content

Vonesa për miratimin e fletës së votimit, Kryemadhi: Në KQZ ka plas xhelozia midis individëve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur rreth vendimit për fletën e votimit të datës 25 Prill. Sipas saj vonesa për vendimin ka qenë një xhelozi individësh.

Në një intervistë për TV Skampa, Elbasan ajo u shpreh se ajo ka qenë për një fletë me emra sepse njerëzit nuk janë numra.

Njerëzit e mendojnë si strategji të madhe. Ajo ka qenë një xhelozi individësh. Problemi qëndron në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Vendimet e KAS kanë qenë shenja xhelozie të këtij komisioni kundër kryekomisionerit. Xhelozia se kush është më i zoti do ta vuajë populli. Njerëzit janë emra nuk janë numra.

Nuk e rrit pavlefshmërinë e votës, është e qartë dhe bën të mundur shikueshmërinë. Vetë vota është shumë e dukshme dhe i jep prioritet subjektit”.