Gjatë sezonit veror rriten ndjeshëm fluturimet ajrore për shkak edhe te pushimeve që prenotojnë qytetarët, e bashkë më këtë situatë shtohen vonesat e kompanive ajrore për të respektuar skedulin e fluturimeve.

 

Ky kaos ka përfshirë shumë aeroporte dhe përjashtim nuk bën aeroporti “Nënë Tereza”, ku së fundmi kompani “Low cost” shtyjnë oraret apo i anulojnë fluturimet. Por cilat janë të drejtat e pasagjerëve dhe çfarë duhet të dinë ata?

 

Fillimisht, për çdo vonesë deri në tre orë, kompensohen faturat e shpenzimeve për ushqimet që janë konsumuar.

 

“Për vonesa mbi dy ore dhe nën tre orë pasagjeri për ato që konsum për të ngrënë dhe për të pirë i kompensohet një shumë e caktuar, e cila nuk mund të jetë më shumë se 30-40 euro për person.” – shprehet Vigan Bujupi ekspert fluturimesh.

 

Por çfarë ndodh nëse rast se vonesa kalon mbi 3 orë dhe cilat janë të drejtat dhe masat e kompensimit?

 

“Për vonesa mbi 3 orë përveç ushqimit, kompensohet 250 euro për distancat 1500 km, 400 euro për distancat 1500-3500 km dhe 600 euro për distancat e largëta mbi 3500 km.”

 

Procedura e aplikimit për të marrë paratë, kryhet on-line por shumë qytetarë nuk janë të familjarizuar me këto të drejta, ndaj agjentë në treg e ofrojnë këtë shërbim për pasagjerët. Por pse kompanitë “low cost” janë më të prekura nga ky fenomen?

 

“Avioni i një kompanie low cost qëndron në pistë jo më shumë se 25 minuta, pasi i njëjti avion vjen nga Italia shkon në Londër apo në një tjetër destinacion. Koha e ndërrimit të orareve është shumë e shkurtër dhe krijon vonesa edhe për aeroportet pritëse që detyrohen t’i ofrojnë destinacion tjetër për ulje.”

 

Pranë aeroportit “Nënë Tereza” ka një sportel, edhe Autoriteti i Aviacioni Civil i cili pret ankesat e qytetarëve dhe shërben si orientim për pasagjerët. Kompensimet financiare nuk janë të vlefshme për arsye madhore që nuk varet nga kompania, siç mund të jetë moti i keq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re