Skip to content

Vora dhe Bërxulli pa energji elektrike prej disa orësh, banorët të indinjuar: Ndodh sa herë bie shi

vota

Qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen prej rreth dy orësh me ndërprerje të energjisë elektrike, që ka nisur që në orën 18:00.

Banorët raportojnë se situata është e përsëritur, sidomos gjatë reshjeve të dendura të shiut, dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHEE.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fvora dhe berxulli pa energji elektrike prej disa oresh banoret te indinjuar ndodh sa here bie shi%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com

berxulli

Pamjet e siguruara tregojnë errësirë të plotë në zonë, ku dritat e vetme janë ato të automjeteve që kalojnë në autostradën Durrës-Tiranë.

vora pa drita

Banorët shprehen të indinjuar dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të rikthejnë sa më parë furnizimin me energji.