Një bankomat është grabitur në orët e para të mëngjesit në Vorë.

 

Sipas informacioneve, persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatëruar plotësisht bankomatin dhe më pas kanë grabitur paratë që ndodheshin aty.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa dyshohet se grabitja është bërë nga I njëjti grup që tentoi të grabiste dhe bankomatin në Kamëz pak ditë më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re