Arta Vorpsi, e cila mbërriti sot në Gjykatën Kushtetuese bashkë me Marsida Xhaferllarin është shprehur për mediat se në këtë institucion ka mbërritur si një gjyqtare.

Teksa shmangu gazetarët në hyrje të Gjykatës duke u thënë “Mos u lodhni kot”, Vorpsi ka zgjedhur të japë një prononcim.

“Jam këtu si gjyqtare, jam në detyrë,”– mësohet të ketë thënë ajo.

Arta Vorpsi, kandidatja për gjyqtare në Kushtetuese e cila u rendit e para në listën e KED, u betua një ditë më parë në një zyrë noteriale duke anashkaluar totalisht rolin e Presidentit.

Nga ana tjetër, përpara Metës u betuan tre anëtaret: Marsdia Xhaferllari, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në gjashtë numrin e anëtarëve në Kushtetuese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko