Qindra turistë kane vendosur që ta kalojnë fundjavën e fundit te dhjetorit në fshatin turistik të Voskopojës.

Reshjet e dëborës dhe klima e ftohtë e bën fshatin turistik të juglindjes një nga destinacionet e preferuar për qytetarët.

Por krahas klimës, vizitorët shprehen të mahnitur dhe nga vlerat e trashëgimisë kulturore që paraqet kjo zonë.

Për banorët vendas, një nga elementët për rritjen e numrit të vizitorëve krahas bukurive të zonës mbetet dhe mikpritja.

Voskopoja mbetet dhe një nga zonat e preferuar për kalimin e natës së ndërrimit të viteve. Qindra turistë shqiptarë e të huaj kanë vendosur që të festojnë në këtë zonë, ndërsa operatorët turistik njoftojnë se rezervimet janë mbyllur prej dy muajsh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re