Voskopoja, kryeqendra e njohur në juglindje të vendit me një tjetër investim në infrastrukturë. Këto ditë kanë filluar punimet për  shkollën e re 9 vjeçare të këtij fshati të njohur turistik.

Voskopoja që mbahet mend edhe për Akademinë e saj që nga vitet 1750, por dhe 24 kisha e shtypshkronjë nuk mund të mos kishte sot një shkollë me standarte bashkëkohore.

Luan Fidani, administrator i njesisë administrative tha se ky projekt ka nisur të realizohet falë këmbënguljes së bashkisë. Investimi, sipas të dhënave paraprake është afro 32 milion lekë.

Voskopoja si një fshat me prioritet në zhvillimin të madh turistik, ka edhe investimin në qëndrën e re shëndetësore dhe ndërhyrje të tjera në infrastrukturë krahas financimeve për mirëmbajtjen e katër  kishave të saj të cilat janë vlera të trashegimisë së kulturës sonë.

Ndertimi i një shkolle të re është pritur me mjaftë interes nga banoret e krahinës së njohur që në shekullin e 17 -të ka pasur 35 mijë banorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re