Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali komentoi deklaratën e Albin Kurtit se nëse do të mbahej ndonjë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votonte pro.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të përafrohen në të gjithë nivelet dhe duhet të bashkëpunojnë si dy shtete që kanë një qëllim të përbashkët”, u shpreh Spiopali për Euronews.

Ministrja tha se kjo është një çështje që kërkon bisedime dhe mirëkuptim nga të dyja palët.

“Ka qenë një linjë e pandryshuar e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, është një çështje, e cila do shumë bisedime, e cila do mirëkuptim nga të dyja palët, ne e kemi shpresuar dëshirën për mirëkuptim dhe bisedime dhe afrim sa më të madh jo vetëm të legjislacioneve, por edhe të memorandumeve të bashkëpunimit”, u shpreh ministrja.

Sa i përket bashkëpunimit me qeverinë e re të Albin Kurtit në Kosovë, ministrja u shpreh se nga qeveria shqiptare do të ketë gjithmonë gatishmëri dhe vullnet për të folur si shqiptari me shqiptarin.

“Kjo është e sigurt dhe shpresoj që të kemi të njëjtën dashamirësi sepse interesat tona kombëtare të dy vendeve shkojnë përtej interesave elektorale të momentit.

Secili në qeverinë e tij mund të bëjë shumë për këtë përafrim duke lënë cic micet e vogla”, tha ajo më tej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re