Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në konferencën për votën e shqiptarëve jashtë vendit, ka thënë se është detyra e Parlamentit është t’i sigurojë diasporës këtë të drejtë.

Tabaku shtoi se, kjo është një çështje e vullnetit politik së pari për t’i siguruar mundësinë 1/3 të shqiptarëve votën.

“Kam një shqetësim në lidhje me votimin e diasporës pasi Shqipëria duhet të respektojë të drejtën e qytetarëve të saj për të votuar

E drejta e votës së diasporës është e drejtë kushtetuese nuk e cakton politika pasi kjo e fundit, pra në kemi për detyre thjesht të mundësojë zbatimin e kësaj të drejte.

E shqetësuar së pari si deputete e parlamentit dhe më tej si kryetare e komisionit të çështjeve Europiane.

3 nga 15 kriteret në procesin e integrimit janë për zgjedhjet dhe financimi i parive politike; rekomandimet e mbetura të OSBE-ODIHR dhe blerja e votave.

Sot ne nuk mund të flasim sikur e nisim nga zero, pasi në qershor 2020 kemi pasur mundësinë të realizojmë disa ndryshime që nuk i kemi kryer dot. Kjo çështje, pra vota e diasporës, është një çështje e vullnetit politik së pari për t’i siguruar mundësinë 1/3 të shqiptarëve votën.

Ne duhet të kemi parasysh dy gjëra; gjithpërfshirjen ku është e papranueshme që ndryshimet në kod të jenë të njëanshme. E së dyti kredibiliteti i votës në një vend që ka probleme të theksuara për sigurimin e votës sipas raporteve të OSBE-ODIHR”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re