Skip to content

Vota e diasporës/ Eksperti i pushtetit vendor Haxhimali për Panorama Tv: 30 vite që diskutohet, klasa politike e papërgjegjshme. Të zgjidhet kuadri ligjor, duhet votim online

Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali komentoi për Panorama Tv sfidën për ti dhënë mundësinë edhe diasporës që të votojë.

Haxhimali shprehu zhgënjimin për klasën politike, e cila sipas tij është e papërgjegjshme për vetë faktin se kjo tematikë diskutohet prej 30 vitesh tashmë.

Sipas tij, emigrantët le të votojnë që në zgjedhjet e ardhshme qendrore, por krahas kuadrit ligjor që do të zgjidhet sipas tij duhet të merret parasysh dhe sigurimi i lehtësirave përmes votimit online.

“30 vite që e diskutojmë, kjo klasë politike krejt e papërgjegjshme, qoftë djathtas, qoftë majtas.

Është fare i thjeshtë e ke listën, i ke të regjistruar, ftoji të vijnë të votojnë.

Për një vend që nuk di sa banorë ka brenda Shqipërisë e ka shumë të vështirë të dijë sa ka jashtë saj.

Unë shikoj që janë ulur, po diskutojnë, le të votojnë për zgjedhjet qendrore mos harrojmë që mirë kuadri ligjor do të zgjidhet, por mos harrojmë që ka dhe prapavijën tjetër, ata që do vijnë nga Amerika, le të presin biletën të vijnë, por në këtë rast e mira është tu krijohen të gjitha lehtësirat me votimin online.”, tha eksperti për Panorama Tv.

“”