Skip to content

Vota e Diasporës/ KQZ futet në lëzizje, i dërgon letër ‘Gjendjes Civile’, ku i kërkon numrin e emigrantëve dhe adresat e vendbanimit (Dokumenti)

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve përmes një letre zyrtare, i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon informacion mbi numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të vendit dhe adresat e vendbanimit të tyre. Kjo kërkesë bëhet në kuadër të planit për të bërë të mundur votimin e emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Kërkesa e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi i është drejtuar Drejtorit të Përgjitshëm të Gjendjes Civile, Bledor Doracaj, në datën 23 Dhjetor, ku i kërkohet ndarja e emigrantëve sipas qarqeve dhe përcaktimi i vendbanimit të tyre jashtë shtetit.

Dokumenti:

/faxweb