PD i ka dërguar një shkresë KQZ-së dhe misionit të OSBE-ODHIR ku ka listuar, sipas tyre, shkeljet e konstatura me shpërndarjen e zarfeve në Greqi.

Në letër shkruhet se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera.

“Duke pasur parasysh problematikat e raportuara lidhur me shpërndarjen e zarfeve me fletë votimi dhe materialeve zgjedhore për zgjedhësit shqiptarë rezidentë në Greqi, PD-ASHM ka vënë në dispozicion, në mënyrë të përsëritur, indicie dhe prova mbi këto çështje.

Theksojmë se materialet e dorëzuara përfaqësojnë vetëm një pjesë të rasteve të mbledhura deri më datë 06.05.2025, pa përjashtuar mundësinë e shtimit të rasteve të tjera që mund të na vijnë në orët dhe ditët në vijim”, shkruhet në shkresë.

Sipas Partisë Demokratike procesi i votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit 2025 është shoqëruar me probleme të shumta që rrezikojnë seriozisht integritetin e procesit zgjedhor.

Në shkresë thuhet se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

“Procesi i votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit 2025 është shoqëruar me probleme të shumta që rrezikojnë seriozisht integritetin e procesit zgjedhor. Shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, MB (UK) dhe vende të tjera të BE-së. Shkeljet variojnë nga mungesa e transparencës procedurale, tek presioni politik, shpërndarja jozyrtare e fletëvotimeve dhe cënimi i fshehtësisë së votës etj”, shprehet PD.

Kategoritë kryesore të shkeljeve sipas PD-së:

Dërgesë e parregullt e zarfeve (Zarfe të lëna pa firmë marrësi, në adresë të gabuar, ose të marra nga persona të tretë)

Dy fletë votimi në një zarf (Votuesit marrin apo gjejnë më shumë se një fletë votimi në një zarf)

Mungesë udhëzimi për votuesit (Zarfe pa udhëzime të qarta, që çojnë në gabime ose pavlefshmëri të votës)

Presion politik dhe blerje votash (Kërcënime apo ndikim nga eksponentë të PS, veçanërisht në Greqi)

Vonesa ose mosdorëzim i zarfeve (Mijëra votues nuk kanë marrë fare zarfet, edhe pse të regjistruar në kohë në PER)

Mbledhje e paligjshme e votave (Zarfe të mbledhura nga militantë partie apo persona të paautorizuar)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko