Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një njoftim për të gjithë emigrantët në Greqi, se shërbimi postar nga sot deri të premten do të punojë me orar të zgjatur. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që janë regjistruar për në zgjedhjet e 11 majit që të dorëzojnë zarfet sa më parë.
“Për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën tuaj përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja në pikat e shërbimit postar DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë, datë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit”, shkruan Rama.
Kryeministri fton emigrantet qe te votojne për fatin europian të kombit, Shqipërinë 2030 në BE dhe për pasaportën europiane kuqezi në Greqi.
Njoftimi i publikuar nga Rama:
Të dashur bashkatdhetarë dhe mbështetës të Vizionit SHQIPËRIA 2030 NË BE, që jeni regjistruar si zgjedhës të 11 majit në Greqi!
Ja çfarë duhet të dini lidhur me komunikimin e mëparshëm live:
Të gjithë ju që jetoni në Athinë, Selanik e kudo në Greqi, por jo në ishuj, mbani parasysh se nga sot e hënë, datë 05 maj, deri të premten, datë 09 maj, pikat e shërbimit postar DHL do të funksionojnë me orar të zgjatur.
+ Më poshtë lutem të lexoni me vëmendje tabelën me adresat dhe oraret e shërbimit.
Drejtuar bashkatdhetarëve që banojnë në ishujt e Greqisë:
Për shkak të pamundësisë së kompanisë për të transportuar me avionë në kohë dërgesën tuaj përtej 24 orëve të ardhshme, data përfundimtare për të kthyer zarfet tuaja në pikat e shërbimit postar DHL, SPEEDEX ose Courier Center, është dita e martë, datë 6 maj, në mënyrë që të sigurohet kthimi i tyre drejt Shqipërisë brenda afatit.
Lutemi, dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center, që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri.
FORCA Për fatin europian të kombit tonë Shqipërinë 2030 në BE Për pasaportën tuaj europiane kuqezi në Greqi Për mua dhe Partinë Socialiste, që i dhamë dinjitetin e munguar flamurit dhe emrit shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë, e që bashkë me ju do t’i japim Shqipërisë e çdo shqiptari edhe statusin e ri të qytetarisë europiane, si anëtarë më në fund të barabartë së Shteteve të Bashkuara të Europës