Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ngre alarmin për parregullsi mbi shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit të emigrantëve në Greqi.

Sipas saj, qytetarët shqiptarë marrin njoftim për tërheqjen e zarfit, por kur paraqiten në postë, ai rezulton i tërhequr më parë nga persona të tjerë, duke ngritur dyshime për abuzime.

“Nga Greqia po na vijnë njoftime shqetësuese. Në shumë raste, qytetarët po marrin lajmërimin për të tërhequr zarfin, por kur shkojnë në postë – zarfi nuk është më aty! Dikush tjetër e ka marrë, dhe ndoshta e ka plotësuar në vend të tyre”, shkruan ajo.

Ajo deklaron se ka marrë informacione se automjete nga Shqipëria kanë shkuar në Greqi pë të mbledhur zarfet me fletët e votimit.

“Na informojnë gjithashtu se makina nga Shqipëria kanë shkuar për të mbledhur zarfat – kjo është tërësisht e paligjshme,” shkruan Topalli, duke shtuar se një akt i tillë cenon integritetin e votës dhe vullnetin e qytetarëve.

Ajo u bën apel të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe ende nuk janë regjistruar për të votuar, që të vijnë më 11 maj në Shqipëri për të dhënë votën e tyre.

“E di që jeni lodhur nga padrejtësitë. E di që jeni larg. Por sot, vendi ka nevojë për një sakrificë tjetër nga ju. Ejani më 11 maj në Shqipëri! Ejani për të votuar për kthesën e madhe! Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Për një Shqipëri që meriton më shumë”, shkruan ajo.

Postimi i plotë

Sot në nje deklarate për shtyp falënderova diasporën për mbështetjen e jashtëzakonshme që po jep me çdo zarf, me çdo votë, me çdo mesazh.

I ftova të vijnë në Shqipëri, sepse vendi i tyre ka nevojë për ta.

Dhe i sigurova që ne po e monitorojmë procesin nga afër.

Por duhet ta them qartë:

Nga Greqia po na vijnë njoftime shqetësuese. Në shumë raste, qytetarët po marrin lajmërimin për të tërhequr zarfin, por kur shkojnë në postë – zarfi nuk është më aty!

Dikush tjetër e ka marrë, dhe ndoshta e ka plotësuar në vend të tyre.

Na informojnë gjithashtu se makina nga Shqipëria kanë shkuar për të mbledhur zarfat – kjo është tërësisht e paligjshme.

Ky është një akt që cenon integritetin e votës dhe vullnetin e lirë të qytetarëve!

Unë do të jem zë i çdo shqetësimi. Kjo çështje nuk do të mbulohet me heshtje. Shqipëria është në këmbë. Dhe unë kam një thirrje për të gjithë ata që nuk janë regjistruar ende për të votuar nga jashtë.

E di që jeni lodhur nga padrejtësitë. E di që jeni larg. Por sot, vendi ka nevojë për një sakrificë tjetër nga ju.

Ejani më 11 maj në Shqipëri!

Ejani për të votuar për kthesën e madhe!

Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Për një Shqipëri që meriton më shumë.

Çdo hap drejt Shqipërisë është një hap drejt ndryshimit.

Çdo votë është një zë që s’mund ta heshtin më.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko