Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla i është dorëzuar një letër, ku i kërkohet që të nisin procedurat parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e pr.ligjit për votën e diasporës.

Me anë të një deklaratë për mediat, Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë thotë se ka marrë edhe mbështetjen e një grupi prej 7 deputetësh.

“I bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik”, thuhet në deklaratë.

Deputetët propozues janë Fatmir Mediu, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Agron Duka, Jorida Tabaku, Emilia Koliqi dhe Dhurata Çupi Tyli.

𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭ë 𝐩ë𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë i prezantoi publikut më datë 08.09.2023 draftin e përpiluar nga ajo me ndryshimet e sugjeruara të Kodit Zgjedhor për të përmbushur boshllëkun ligjor të konstatuar nga Gjykata Kushtetuese për Votës së Diasporës.

Pas një periudhe diskutimi me aktorët e përfshirë në proces, lëvizja e dorëzoi këtë draft më datë 10.10.2023 pranë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla dhe për dijeninë e të gjitha palëve politike duke e protokolluar me Nr. 3060.

Sot Diaspora për Shqipërinë e Lirë e fut këtë draft në procesin legjislativ! Me mbështetjen e një grupi deputetësh propozues, ajo i propozon Kuvendit të Shqipërisë nisjen e procedurave parlamentare për shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji.

Deputetët propozues janë:

Z. Fatmir Mediu
Z. Gazment Bardhi
Z. Agron Gjekmarkaj
Z. Agron Duka
Znj. Jorida Tabaku
Znj. Emilia Koliqi
Znj. Dhurata Çupi Tyli.

Duke falenderuar deputetët propozues, i bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mbështesin këtë projektligj të ardhur nga përfaqësues të Diasporës, të mos shikojnë interesat e ngushta politike të momentit, por të bashkohen për ti mundësuar të gjithë Shqiptarëve kudo që janë të drejtën e Votës dhe mundësinë e përfaqësimit politik si dhe atë të ndikimit në qeverisjen e vendit siç ndodh në çdo vend demokratik.

𝐕𝐨𝐭𝐚 𝐞 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫ë𝐬 ë𝐬𝐡𝐭ë çë𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞 𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re