Opozita e bojkotoi seancën plenare të së hënës, me pretendimin se ligji për Teatrin Kombëtar duhet të anullohet dhe rivitohet, pasi është manipuluar. Këtë qëndrim e shfaqën në unison krerët e dy grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Ata i janë referuar rastit të deputetit Tavo, ku pretendohet se diksh tjetër ka votuar në mungesë të tij.

Por homologu i tyre socialist, Taulant Balla argumentoi se askush nga deputetët e mazhorancës nuk e ka bërë një akt të tillë dhe se ishte ky një kurth për ta future palamentin në kaos.

Ai i bëri thirrje veçanërisht LSI-së që të vijë e votojë Ligjin për shkollën e Magjistraturës, si pjesë e reformës në drejtësi, i cili kërkon 85 vota.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re