Pjesëmarrja e lartë në votime deri më tani reflekton dukshëm një fitore të madhe për demokracinë amerikane dhe rrit pritshmëritë që nesër, më tre nëntor, të regjistrohet numri më i lartë i votuesve në një shekull.

 

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Nju Jork, Mark Gjonaj, në një intervistë për Vizion Plus, fton të gjithë shqiptarët që ti përgjigjen këtij zhvillimi historik duke votuar.

 

Ndërkohë bizneset dhe ndërtesat e zyrave pranë Shtëpisë së Bardhë kanë mbyllur me dërrasa dyert dhe dritaret në pritje të trazirave të mundshme në ditën e zgjedhjeve.

 

Ekipet e punëtorëve në Uashington, D.C. kanë siguruar vitrinat e dyqaneve, disa metra larg vendbanimit të presidentit dhe ngjitur me shëtitoren Black Lives Matter.

 

Ndërsa departamentet e policisë në qytetet kryesore në të gjithë vendin kanë shtuar prezencën e forcave të sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re