Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, duke folur për votusit që janë regjistruar dhe pritet që të votojnë më 25 prill, tha se procesi po bllokohet pa arsye, sepse partitë nuk po bien në konsensus mes tyre.

Ai tha sot në “Open” se nuk i duket e drejtë që gjithë ky proces të bllokohet vetëm për të pritur opozitën që të thotë “jam dakord që të zbatohet ligji”.

Vasili: Mesa duket edhe këtë vit nuk do të kemi mundësi të shohim shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që të votojnë?

Majko: Aktualisht KQZ nuk ka deklaruar që nuk do të ketë votim të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, që ne do t’i fusim me sitem elektoral dhe brenda vendit. Nuk ka sens që procesi të bllokohen vetëm se s’ka konsensus të partive politike, ditët harxhohen kot që dikush të japë përgjigjen “po jam dakord të zbatohet ligji”. Çfarë do të thotë kjo?

Vasili: Cili ka qenë shpjegimi që keni marrë nga KQZ, besoj keni pasur komunikim?

Majko: Kam komunikim të përhershëm. Gjithë kjo histori ka ardhur si pasojë e largimit të opozitës nga parlamenti. KQZ është krijuar që në 2017, që me hapjen e sesionit të ri parlamentar. Diskutimet në thelb kanë qenë joserioze derisa opozita u largua. Falë presionit të perëndimit u arrit marrëveshja. Sikur jo 900, por edhe 10 veta, edhe 1 njeri, KQZ duhet të miratojë vendimet. Unë mendoj që po vonohet kot, jo se nuk po zbatohet ligji. Po pritet mendimi dhe thënia e opozitës që po jemi dakord.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re