Partitë politike po u telefonojnë dhe po u dërojnë ‘sms’ qytetarëve për t’i pyetur se kë do të votojnë më datë 25 prill.

Në intervistat e bëra nga gazetarja e televizionit ‘Fax News’ Lusi Përgjegji, qytetarët kanë pranuar se janë telefonuar nga partitë politike për t’i pyetur se për kë do të shkojë vota e tyre.

Qytetarët janë shprehur të revoltuar duke argumentuar se vota e tyre është e fshehtë dhe se partitë politike nuk kanë përse të pyesin për votën e tyre.

”Nuk është e drejtë, nuk ka përse të më pyesin partitë politike se për kë do të votoj sepse vota është e fshehtë. Mund të më pyesni ju që jeni gazetarë por jo partitë politike.”– tha njëri prej qytetarëve.

Pjesa më e madhe e qytetarëve janë shprehur se një gjë e tillë nuk duhet të ndohë dhe se nuk është kurrsesi e drejtë pasi vota e tyre është e fshehtë.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re