Drejtuesja politike e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi dhe Eldi Çepeli, zhvilluan sot pasdite një takim me banorët e lagjes nr. 2 të Kavajës.
Ajo ka kërkuar votën e qytetarëve më 11 maj, duke thënë se në këto zgjedhje “edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.”
Ndër të tjera deklaroi se duhet “të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.”
“Vota për Partinë Socialiste nuk shkon kurrë dëm, sepse është votë për veten tuaj, për interesin tuaj, është votë për ofertën e të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Ndërsa vota për të vetëquajturit “madhështorë” është votë për rraqet e së shkuarës, të cilët kërkojnë të kthejnë drejtësinë e politizuar dhe të korruptuar.
Në këto zgjedhje edhe Kavaja do të kthehet nga e mbara, për të bërë bashkarisht punë të mira.
Ne kemi dhënë prova të përkushtimit për Kavajën, prandaj votoni kandidatët tanë, vajzat e djemtë tuaj socialistë, jo bajraktarët politikë që e përdorin Kavajën si pronë të tyre.
Në këto zgjedhje të tejkalojmë llogoret politike dhe flamujt partiakë, të votojmë për Shqipërinë në BE në 2030 dhe të shpalosim flamurin kuq e zi në Bruksel, mes flamujve të vendeve të Bashkimit Europian.
Duke qenë se jemi në prag të Pashkës, bashkë me urimet për festën, ju përgëzoj për harmoninë fetare e sociale, si një potencial i madh zhvillimi për Kavajën.”, u shpreh Spiropali.