Presidenti Meta përshëndeti votimin në parlamentin maqedonas pro ndryshimeve kushtetuese për emrin e këtij shteti.

 

Ai shtoi se kjo gjë është një shpresë e besim se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

 

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re