Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me vendimin që ai ka marrë për të votuar pro vettingut.

Basha u shpreh se trekëndëshi i Bermudës, duke iu referuar kryeminitrit Edi Rama, Sali Berishës dhe Ilir Metës bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e vettingu të shkojë në drejtim të paditur.

Basha theksoi se kjo nuk është votë për PS, por një shans për integrimin europian të vendit.

“Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës kanë bërë gjithçka që të largojnë ONM nga Shqipëria dhe që vettingu pastaj të shkojë në drejtim të paditur. Me gjithë problemet, me anëtarë të korruptuar dhe të pezulluar, ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët e korruptuar të shkojnë në burg, që kriminelët të mos jenë në parlament dhe bashki, kjo do një drejtësi që funksionon.

Po bëjmë atë që kemi thënë. Për hir të integrimit të vendit do bëjmë gjithçka. Po i japim shans drejtësisë që të shkundet nga frika dhe t’ju hedhë prangat politikanëve dhe bosëve të krimit të organizuar.

Sot, Kuvendi do kalojë dhe miratimin e dy Komisioneve të rëndësishme. Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Komisioni për Reformën Territoriale, për rindarjen territoriale të Shqipërisë. Reforma Zgjedhore është arsyeja kryesore, për të mos thënë e vetmja pse ndodhemi në Kuvend. Dhe e dyta, ka qenë shqetësimi kryesor i njerëzve edhe gjatë fushatës elektorale.

Ne nuk i japim votë PS. PS donte që vettingu ti kalonte KLP dhe KLGJ. Ata e kontrollojnë. KLGJ dhe KLP janë të kapura nga PS”, deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re