Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji votoi sot në ambientet e burgut të Fierit.  Pasi votoi Salianji foli për gazetarët.

Salianji tha se vota është njësoj qoftë nga burgu, qoftë edhe nga jashtë. Gjatë fjalës së tij ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sot masivisht për opozitën.

“Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë”,  u shpreh ish-deputeti demokrat.

Ervin Salianji: Vota nga kudo është njësoj, qoftë nga burgu qoftë nga jashtë. Privimi që më është bërë në mënyrë të padrejtë për të më shmangur dhe për të më hequr nga beteja elektorale të jep ndjesinë të një lloj lidhje me zinxhir për të penguar në aktivitetin politike. Momenti i sotëm moment i veçantë qoftë edhe nga burgu. Rastisi i që unë të jem votuesi i parë, siç edhe duket besoj se do ketë votë masive për nr 1 dhe për PD. Thirrja ime është për të dalë masivisht në votime për të bërë të mundur ndryshimin. Unë mbështes PD dhe opozitën, të gjithë kandidatët e PD janë me diferencë më profesionistë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko