Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla se duhet punuar për lehtësimin e masave për pjesëmarrjen në proceset zgjedhore të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

 

Në fjalën e saj në konferencën e mbajtur nga KQZ dhe OSBE, Nikolla theksoi se impakti ekonomik dhe fiskal i emigrantëve duhet të plotësohet edhe nga impakti i tyre politik dhe elektoral.

 

“Realizimi i votimit nga jashtë vendit duhet parë edhe në kontekstin e parimeve themelore të trashëgimisë zgjedhore evropiane, të cilat janë udhëharta për të ndërtuar një sistem demokratik: zgjedhje universale, të barabarta, të lira, të fshehta, të drejtpërdrejta.Duke qëndruar në kontekstin kushtetues, legjislacioni zgjedhor duhet “të pajtojë” të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur me të drejtën e lëvizjes së lirë jashtë vendit. Asnjëra nuk duhet të përjashtojë tjetrën.

Programet qeveritare për mbështetjen e investimeve apo lehtësimin e kthimit virtual a fizik të emigrantëve duhet të vijohen nga masat për lehtësimin e pjesëmarrjes së tyre në proceset politike dhe elektorale. Impakti ekonomik dhe fiskal i emigrantëve duhet të plotësohet edhe nga impakti i tyre politik dhe elektoral. Referuar “Kodit të Praktikave të Mira në Çështjet zgjedhore”, i cili përmban parimet kryesore të sistemeve elektorale evropiane, ndryshimet ligjore në legjislacionin zgjedhor duhet të bëhen të paktën një vit para zgjedhjeve të radhës”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re