Vijon numërimi i votave në 10 nga 12 qarqet e vendit për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun e Tiranës janë numëruar 314 kuti votimi nga 1282, ku nga rezultatet paraprake është krijuar një projeksion se kush do të jenë deputetët e rinj të Kuvendit nga listat e hapura.

 

Partia Socialiste në Qarkun Tiranë ka arritur të sigurojë 19 mandate deputetësh. Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e Partisë Socialiste.

Ndërkohë gara mes socialistëve bëhet për 7 mandate deputetësh, ku pjesë janë kandidatët e listës së hapur.

Më i votuari nga radhët e PS, sipas rezultateve të deritanishme është Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka arritur të fitojë 8117 vota.

I dyti është ministri Ervin Hoxha, i cili ka marrë mbështetjen e 4441 socialistëve deri më tani.

Ndërkohë që listës i shtohet dhe veteranët, Fatmir Xhafaj me 3823 vota dhe Erion Braçe me 3801 vota, Ornaldo Rakipi me 2816 vota, po ashtu Antonela Dedej me 1982 dhe Anila Denaj me 1520 vota.

Të dy fundit përfitojnë nga kuotat gjinore. Ndërkohë që jashtë listës ngelet Pandeli Majko, i cili ka marrë më pak vota se Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu. Ndërkohë nga zonjat që mbeten jashtë Kuvendit janë Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylahmeti.

QARKU I TIRANËS

PS – 19

Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Lindita Nikolla
Taulant Balla
Adea Pirdeni
Albana Kociu
Igli Hasani
Delina Ibrahimaj
Ilva Gjuzi
Iris Luarasi
Erion Malaj
Blendi Gonxhja (8117)
Ervin Hoxha (4441)
Fatmir Xhafaj (3823)
Erion Brace (3801)
Ornaldo Rakipi (2816)
Antonela Dedej (1982)
Anila Denaj (1520)

Jashte Kuvendit deri tani

Xhemal Qefalia (351)
Ylli Shehu (290)
Pandeli Majko (269)
Mimi Kodheli (195)
Blerina Gjylameti (182)
Olta Xhacka (172)
Etilda Gjonaj (171)
Blendi Sulaj (151)
Arben Pellumbi (135)
Toni Gogu (135)
Florian Pullazi (113)
Entela Ramosacaj (108)
Endrit Braimllari (106)
Andi Seferi (104)
Edlira Dyrmishaj (103)
Sofika Lleshi (88)
Halit Valteri (87)
Plarent Ndreca (82)
Klotilda Bushka (71)
Kejsi Elezi (66)
Roy Bashaj (63)
Etjen Xhafaj (60)
Glindxhet Madhi (58)
Eldian Cepeli (58)
Silda Cepe (53)
Antonela Dedej (50)
Persida Shkrepa (32)
Mirgit Vataj (26)
Halil Koloshi (12)
Ermonela Felajvalikaj (0)

Ndërkohë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), në Qarkun Tiranë, ka arritur të sigurojë 13 mandate deputetësh. 

Nga këta 12 janë nga lista e sigurtë që dalin automatikisht si kandidatë të votuar nga logoja e PD-ASHM. Ndërkohë gara bëhet për 1 mandat të vetëm, mes Ilir Alimehmetajt dhe Jorida Tabakut, që kanë një diferencë të ngushtë prej rreth 200 votash.

Me votat aktuale të numëruara Ilir Alimehmeti siguron mandatin e deputetit me 4309 vota, ndërsa jashtë Parlamentit mbetet Jorida me 4129 vota.

QARKU I TIRANËS

PD – 13 mandate

Sali Berisha
Flamur Noka
Albana Vokshi
Belind Kellici
Tedi Blushi
Jozefina Topalli
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Erisa Xhixho
Mesila Doda
Klevis Balliu
Besart Xhaferi
Ilir Alimehmeti (4309)

Jashte Kuvendit deri tani

 Jorida Tabaku (4129)
 Loranca Hoxha (2455)
 Myslim Murrizi (1606)
 Ilir Metaj (1548)
 Asllan Dogjani (1402)
 Grigels Mucollari (1282)
 Petrit Gjorgji (964)
 Ilda Zhulali (936)
 Mimoza Hajdarmataj (896)
 Ethem Aga (863)
 Albi Jahelezi (801)
 Petrit Doda (791)
 Elton Rroshi (763)
 Mhill Gecaj (716)
 Arjan Hoxha (688)
 Adriana Kalaja (663)
 Salvador Kacaj (608)
 Edit Harxhi (538)
 Shpetim Idrizi (509)
 Lisander Hoxha (506)
 Jonathan Pano (462)
 Dhurata Cupi (427)
 Altin Goxhaj (419)
 Lili Sula (395)
 Akil Kraja (370)
 Sali Shehu (339)
 Kreshnik Collaku (331)
 Erisa Bajaziti (215)
 Arnold Kariqi (202)
 Eduart Caca (201)
 Xhulia Xhekaj (183)
 Julia Ilirjani (116)
 Besim Kuka (114)
 Pranvera Kurpalaj (108)
 Rivelino Cuno (98)
 Rudin Hylviu (28)

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko