Edhe procesi i numërimit të votave preferenciale është duke shkruar drejt fundit në shumë qarqe të vendit. Deri në orën 22:20, sipas të dhënave të KQZ, Luçiano Boçi i Partisë Demokratike në Elbasan është vetëm 81 vota larg sigurimit të mandatit. Herësi i PD në këtë qark është 9646, ndërsa Boçi, i cili renditet i 7-ti në listë ka 9565.

Interesante mbetet edhe situata e kandidatit të PD në Fier Agron Kapllanaj, i cili ka deri tani 8248 vota, ndërsa herësi është me 10 mijë vota. Megjithatë, kjo shifër duket e arritshme nga Kapllanaj kur kanë mbetur edhe 170 kuti votimi për t’u numëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re