Njëkohësisht me kutitë për kryebashkiak në disa njësi në kryeqytet ka nisur edhe numërimi për anëtarët e këshillit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 339 nga 941 kuti me votat për subjektet politike. Sipas numrit të votave, PS ka 33 vende, Bashkë Fitojmë 16, PD 4, PSD 3, PR 1 dhe LZHK 1, PDIU 1, Nisma Thurje 1, Lëvizja Bashkë.

Ndërkohë Erion Veliaj ka siguruar mandatin e radhës si kryebashkiak me një diferencë prej 58 mijë votash nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi dhe duke lënë pas 4 kandidatët e tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re