Analisti Arion Sulo i ftuar në Panorama TV ka folur në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe mungesës e votave nga mazhoranca për ta votuar atë.

Sulo u shpreh se Rama mundohet të shmangë opozitën e vërtetë  dhe me gjasë do të arrijë ta votojë kërë reformë duke ngritur një komision me njerëzit e Bashës që po i jep edhe vulën.

“Rama shmang opozitën nga një ndërmarrje që e ka me kushtetutë. Kjo është një reformë e Ramës që  rrëzon një shtyllë të demokracisë, këto nuk do të jenë më zgjedhje.

Ai do përpiqet të ngrejë një komision me njerëzit e Bashës, të cilët po i jep edhe vulën, duke shmangur opozitën e vërtetë me 40 deputetë.

Me atë do të tentojë të bëjë reformën zgjedhore, pastaj do të kalojë në bindjen e deputetëve.

Ai edhe këto reforma të mëdha do t’i bëjë vetëm. Duke i marrë ato vota që i duhen dhe jo duke bashkëpunuar” tha Sulo.

Zgjedhjet e parakohshme

Pak muaj më parë u përfol edhe për zgjedhje të parakohshme, një ide e nxjerrë nga vetë kryeministri Rama, e cila u rrëzua po nga vetë ai në mbledhjen e fundit të qeverisë në Shëngjin.

Analisti tha se kryeministri e ka rrëzuar këtë ide sepse nuk sheh më rrezik nga SPAK.

“S’ka lidhje me Reformën Zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme kanë dalë si ide nga vetë Rama, kur SPAK coi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës. Një dosje e fortë, por edhe dosje të tjera kanë krijuar idenë që nuk janë dardha dhe kumbulla sic thoshte ai.

Ai duke parë që nuk hanë më njeri këtë, ka pasur idenë e zgjedhjeve të parakohshme, për  të lëshuar disa prej bashkëpunëtorëve të tij.

Kjo është një ide e tij jo e opozitës dhe po vetë e rrëzon në Shëngjin, sepse nuk sheh rrezik nga SPAK” shtoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re