Në prag të zgjedhjeve, personat e me aftësi të kufizuar ngrene shqetesimn se nuk janë plotësuar kushtet e duhura që ata të shprehin vullnetin e tyre me votë në mënyrë të fshehtë e të pavarur.

Edhe pse kodi zgjedhor parashikon ofrimin e fletëve të posaçme të votimit për personat me mungesë në shikim, edhe në këto zgjedhje kjo nuk do të zbatohet.

Sinan Tafaj, presidenti i Bashkimit Shqiptar të Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuara, është një ndër 11 mijë qytetarët që do ta plotësojnë fletëvotimin me ndihmën e një personi të besuar.

 

SINAN TAFAJ

BASHKIMI I ORGANIZATAVE TE PERSONAVE AK

“Të verbrit edhe nqs nuk votojnë me shabllon, mund të votojnë me shoqërues, por votimi më komod është të votosh në mërnyrë të fshehtë që edhe shoqëruesi të mos e dijë se për kë po voton. E drejta për të votuar në shabllon është e njohur në kodin zgjedhor dhe është detyrim. Procesi zgjedhor kërkon një parapërgatitje të gjerë nga institucionet vendore dhe ato zgjedhore,  ligji nuk është respektuar në mungesën e shablloneve.”

 

Nga ana tjetër, shton Vizion Plus, Tafaj përsërit shqetësimin e hershëm të mungesës së infrastrukturës së nevojshme në qendrat e votimit, për të lehtësuar procesin për personat para dhe tetraplegjikë.

 

 “Probleme kanë grupet e tjera edhe më të mëdhaja, siç janë njerëzit me karrocë, para dhe tetraplegjikë, të cilët nuk I ngjisin dot katet e larta, madje dhe katet e para kanë shkallë dhe nuk u bëhet pista për kalim. Kjo është një kërkesë dhe shqetësim i përsëritur me vite.”

 

Shabllonet e posaçme përmes alfabetit Braille për votuesit me mungese aftesie ne shikim, është realizuar vetëm në zgjedhjet e vitit 2007  ku u pilotua vetëm në e Tiranës dhe Durrësit.