Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë foli për blerjen e votës në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij kjo është hera e para në histori që vota blihet haptas, duke u dhënë pensionistëve nga 50 mijë lekë në zarf.

Berisha akuzon kryeministri se si asnjëherë më parë në histori ai mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.

“Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri partish”, tha Berisha.

PJESE NGA FJALA E BERISHES

Thirra këtë mbledhje për të diskutuar mbi qëndrimet aktuale ndaj zhvillimeve postelektorale në vend.

Në krye të radhës, unë kam qenë i bindur se detyra më parësore, më kryesore e PD-së është mbrojtja e votës së shqiptarëve dhe misioni i saj themelor. Dhe zotimi solemn dhe i përsëritur i yni, në mënyrë konstante.

Duke qartësuar se mbrojtjen e votës, PD nuk e nënkupton një mbrojtje me armë, nuk e nënkupton një mbrojtje me dhunë.

PD me mbrojtjen e votës nënkupton, sot dhe përsa kohë të jetë forcë demokratike, përdorimin e të gjitha mjeteve të ligjshme për të nxitur votimin, për të inkurajuar votimin, për të mbikëqyrur çdo lloj dhunimi, cenimi në procesin e votimit dhe për të mbajtur qëndrimet përkatëse në vartësi të tyre.

Bazuar në këtë koncept, pas rezultatit tashmë të njohur, kandidatët, kryetarët e degëve, ju që jeni këtu, jeni angazhuar pikërisht në këtë proces. Jeni angazhuar në këtë proces dhe unë e konsideroj themelor sepse ky proces solli më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, krim në pushtet.

Ky proces u karakterizua nga konsolidimi i një makinerie gjigante të blerjes së votës nga qeveria dhe mafia e saj.

Ky është procesi i parë në 32 vite, që nisi me deklaratën e kryeministrit se Kodi Elektoral është një kinezëri për të. Nisur nga ky koncept, të cilin ai e shpalli nga zyra e tij në kryeministri, vetëkuptohet që zgjedhjet do ishin një proces pa asnjë garanci ligjore, zgjedhjet do ishin një proces vullneti i një njeriu, që ligjin, Kushtetutën e zgjedhjeve, e quan një kinezëri partish.

Kjo është hera e para në histori që vota blihet haptas, publikisht me 670 mijë zarfa, secila prej tyre 50 mijë lekë në mes të fushatës elektorale dorëzuar çdo pensionisti shqiptarëve. Se vota në këtë proces u ble haptas. Këtë nuk e shpall unë, por krim-ministri Edi Rama kur mblodhi punonjësit në kryeministri, kur tha ti Rezart do ta kesh rrogën 2.2 mln, ti Nexhmijë 1.3 mln e me radhë.

Pra ai si asnjëherë më kurrë në histori mobilizoi fondin e pagave dhe pensioneve për të grabitur zgjedhjet e qytetarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re