Serbët e Kosovës kanë kontestuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi ka vendosur që shumica në komisionet e qendrave të votimit janë shqiptarë.

Në fakt kundërshtimi i serbëve nuk ka sens, pasi komisionet përfaqësojnë partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Dhe shumica e partive janë shqiptare. Por përfaqësuesit e serbëve në veri, janë ankuar në median e Kremlinit Sputnik, se shqiptarët e Kosovës po bëhen gati të manipulojnë zgjedhjet në zonat serbe.

Goran Petronijeviç, një  ish-gjykatës në kohën e Milosheviçit dhe sot avokat dhe aktivist i Listës Serbe, thekson për Sputnik se emërimi i 4 shqiptarëve në komisione është i parregullt.

“Deri më tani, kjo është bërë në mënyrë të tillë që kur ka një përfaqësim më të lartë të serbëve, përqindja e përfaqësimit të popullatës serbe në raport me grupet e tjera etnike respektohet pak a shumë, megjithatë, urdhri i dhënë tani është krejtësisht jologjik dhe prish procesin parazgjedhor”, tha Petronijeviç.

Argumenti i tij është se veriu është fituar nga lista Serbe ndaj ajo duhet të ketë shumicën në Komision. “Duke pasur parasysh rezultatet e mëparshme të zgjedhjeve, strukturën etnike, dhe ligjet e vlefshme në Kosovë, si dhe rekomandimet e OSBE-së, ata duhej të miratonin propozimin e Komisionit Komunal, i cili u votua dhe u nënshkrua nga të gjithë anëtarët, përfshirë serbët dhe shqiptarët dhe të gjithë të tjerët që janë pjesë e komisioneve komunale të zgjedhjeve,” pretendon Petronijeviç.

I cili shkon edhe më tej, kur akuzon krerët e Kosovës që kanë marrë yrysh nga letra e Bidenit për Vuçiçin.

“Kjo mund të jetë një përpjekje për të shtyrë disa “serbë filoshqiptarë” përmes derës së vogël, e cila mund të jetë justifikimi i tyre për zbatimin e një politike serioze dhe të vështirë që po përgatitet për popullin serb”, paralajmëron Petronijeviç.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re