Skip to content

Votimet për kreun e degës në Mallakastër, reagon Komisioni i Kontrollit Elektoral në PD: Procesi ishte i rregullt, numër i lartë i votuesve

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që mbarëvajtja e zgjedhjeve për Kryetar dege të PD Mallakastër ishte shumë e mirë.

Procesi I votimit u mbyll në orën 18.00. Numri i votuesve në total ishte 369, duke shënuar pjesëmarrje të lartë.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Mallakastër u shpall Z. Resmi Bilbil Shanaj me 277 vota.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb