Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Enkelejd Alibeaj ka propozuar që votimi të zgjatet në një hark kohor të dy ditëve, kjo edhe nëse përfshihet vota e emigrantëve.

Në Komisionin e Reformës Zgjedhore ku i pranshëm ishte edhe Ilirjan Celibashi, Alibeaj u shpreh se kjo do të jepte më shumë komoditet.

“Pyetja ime ishte sa efekt ka në administrimin tuaj të burimeve njerëzve nëse do të ishte votim në dy ditë lidhur me pajisjet elektronike, a do ju jepte një komoditet”, iu drejtua Alibeaj, Celibashit.

Kjo shkaktoi reagime dhe të qeshura nga Damian Gjiknuri, i cili me ironi i tha  “juve po ju thyhen dyert nga votuesit”, ndërsa theksoi se kjo ka kosto më shumë.

Nga ana tjetër, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi propozoi që procesi i votimit të bëhet të shtunën dhe jo të dielën.

PJESE NGA DISKUTIMI:

Celibashi: Në lidhje me procesin e votimit në dy ditë. Nuk di të them, mund të jap një opinion personal mund të ishte me dobi. Ajo çfarë unë do të preferoja për vete dhe kam një sugjerim, që të votohet të shtunën dhe e diela të ngelet ditë pushimi. Por nëse mendoni se ka dobi që të shtrihet edhe të diele nuk di të them.

Alibeaj: Pyetja ime ishte sa efekt ka në administrimin tuaj të burimeve njerëzve nëse do të ishte votim në dy ditë lidhur me pajisjet elektronike, a do ju jepte një komoditet?

Gjiknuri: Do rriste kostot o njeri..

Celibashi: Mendimi ishte që nëse ne aplikojmë votimin elektronik një ditë ishte e mjaftueshme. Do të krijonte më shumë harxhim kohe nëse e shtrijmë në dy ditë. Po për ditën do preferoja të shtunën dhe jo të dielën.

Alibeaj: Mund të votohet edhe të hënën! Dy ditë ka një sens! Sensi logjik është si për votën brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë

Gjiknuri: Këta zoti Celibashi kanë aq shumë votues sa… ju po ju thyhen dyert nga votuesit.

Alibeaj: Votimi në dy ditë jep komoditet sipas mendimit tim edhe atyre në Shqipëri edhe atyre jashtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re